Bottas nuk heq dorë nga ëndrra

Futboll

Bottas nuk heq dorë nga ëndrra

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:18
Bottas nuk heq dorë nga ëndrra

Valtteri Bottas, kryesuesi i renditjes botërore të Formula 1, ka qenë më i shpejti sot pasdite në përfundim të dy sesioneve të para të provave të lira. Këtë të diel, në Barcelonë, zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës, aty ku makina Mercedes duket sërish favorite.
Të dy pilotët e kësaj skuadre ishin më të shpejtë në pistë dhe zunë dy vendet e para gjatë provave të lira. Bottas ndali kronometrin në 1’17”284, duke lënë pas me 49 të mijëtat më shumë Lewis Hamilton.
Pas tyre u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që u rendit në vendin e tretë me 3 të dhjetat më shumë. Ndërsa i katërti u klasifikua Sebastian Vettel. Shumë larg makina Red Bull e Max Verstappen, në vendin e pestë me gati 8 të dhjetat më shumë.
Të shtunën, në orën 15:00, do të zhvillohen provat zyrtare në pistën katalanase, ndërsa të dielën, në orën 15:10 do të zhvillohet gara e Spanjës, e pesta sezonale në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat