Juve humb garën për sensacionin Joao Felix?

Futboll

Juve humb garën për sensacionin Joao Felix?

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:38
Joao Felix

Juventusi mund të humbas garën për transferimin e Joao Felix për shkak se raportohet se talenti i ri ka nënshkruar një kontratë të re me Benfican.

Bazuar në një raport së fundmi nga Calciomercato, një marrëveshje është arritur mes presidentit Luis Filipe Viera të Benficas dhe agjentit të Felixit, Jorge Mendes.

Marrëveshja do të bëjë që sulmuesi të jetë lojtari më i paguar te klubi portugez pavarësisht se është vetëm 19 vjeçar.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Juves, të cilët janë duke kërkuar të sjellin atë si një zëvendësues të mundshëm të Paulo Dybalas.

Në garën për shërbimet e tij kanë qenë edhe gjigantët e tjerë si Bayern Munichu, Manchester City dhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat