Sokoli si gjithmonë befason me deklaratë

Futboll

Sokoli si gjithmonë befason me deklaratë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:22
Sokoli si gjithmonë befason me deklaratë

Ferizaj e ka shënuar edhe fitoren e 5-të në 5 ndeshjet e fundit dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të me 40 pikë. Skuadra e trajnerit Bylbyl Sokoli sot ka fituar si mysafire e Trepçës ’89, duke bërë hap të madh drejt synimit për t’i ikur edhe barazhit.Trajneri, Bylbyl Sokoli, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe me atë që treguan futbollistët e tij.“Na nevojiten edhe tri pikë. Qëllimi ynë ka qenë barazhi, e kemi arritur atë qëllim. Tani do të mundohemi t’i ikim edhe barazhit. Është për çdo kritikë fakti që nuk shfrytëzuam disa raste shumë të mira. Megjithatë, më të merituarit për këtë fitore dhe për këtë bilanc në pesë javët e fundit janë futbollistët”, ka thënë Sokoli. “Kjo fitore është edhe më e madhe, duke marrë parasysh se patëm shumë mungesa. Sidoqoftë, kjo skuadër ka treguar karakter të fortë”, ka shtuar Sokoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat