Pogba për kritikat ndaj tij ia lë fajin Ronaldos dhe Messit

Futboll

Pogba për kritikat ndaj tij ia lë fajin Ronaldos dhe Messit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:34
Pogba, Ronaldo dhe Messi

Fituesi i Kupës së Botës vazhdon të përballet me pyetje rreth formës së tij. Por ai beson se kjo është për shkak të standardeve të pamundura që janë vënë nga të tjerët.

Paul Pogba ka thënë që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duhen fajësuar për kritikat që vijnë në drejtim të tij.

Përkundër që është kampion bote me Francën dhe një lojtar që është provuar në nivelet më të larta, Pogba është përballur me kritika rregullisht, ashtu edhe këtë edicion.

Ai këtë sezon ka shënuar më së shumti gola duke thyer rekordin e tij personal. Pogba deri tani ka realizuar 16 gola në të gjitha garat. Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe 11 asiste, por e ardhmja e tij është subjekt i spekulimeve duke parë shqetësimet rreth vazhdimësisë në formën e tij.

26-vjeçari beson që kontributi i tij do ishte krahasuar me atë të të mëdhenjve jo shumë kohë më parë. Ai beson që të arriturat e 10-shit të Barcelonës dhe 7-shit të Juventusit i kanë rritur pritshmëritë për të gjithë të tjerët.

“Futbolli ka ndryshuar shumë. Unë jam rritur duke parë të arriturat e kampionëve të mëdhenj, legjendave të vërteta sikur Del Piero, Figo, Totti dhe shumë të tjerë. Të gjithë kanë qenë kampionë, më të mirët në botë, por shumica nga ta nuk kanë arritur më shumë se 20 gola në sezon.”, ka thënë Pogba për Icon Magazine.

Tutje Pogba ka shtuar se statistikat janë bërë të vetmet parametra për gjykimin e lojtarëve. Dhe ka cituar Messin dhe Ronaldon si lojtarë të cilët janë jo normal sa iu përket numrave që ata japin për çdo vit.

“Nëse një sulmues shënon 10 apo 15 gola, do i thuhet që nuk është mjaftueshëm. Por puna e një lojtari duhet të gjykohet me perspektivë. Kujtoni se dikush si Pavel Nedved ka fituar Topin e Artë pasi fitoi Ligën e Kampionëve pa shënuar shumë gola vetë. Ai ishte më i miri në rolin e tij dhe u shpërblye për atë se çka ishte i aftë të bënte në fushë.”, shtoi tutje lojtari i Manchester United.

Pozita është një tjetër problem që e ka ndjekur Pogbën së fundi. Kjo pasi që si Jose Mourinho, po ashtu edhe Ole Gunnar Solskjaer e kanë pasur të vështirë të e gjen pozitën më të mirë për talentin e rrallë.

Pogba ka shtuar se kjo nuk është problem për atë pasi që ai mund të luaj në secilën pozitë të mesfushës.

Pogba do të luajë vetëm edhe një ndeshje këtë edicion më Man Unitedin, atë kundër Cardiff City të dielën dhe më pas do të pushojë disa ditë para se të luajë me Francën.

Atë e pret një verë e nxehtë, pasi lidhet me një transferim të mundshëm në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat