“Manchester United mund të jetë shpëtim për Bale”

Futboll

“Manchester United mund të jetë shpëtim për Bale”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:35
Gareth Bale

Berbatov e ka këshilluar Gareth Balen që të shkojë te Manchester Unitedi.

Ish-shoku i skuadrës te Tottenhami dhe ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Dimitar Berbatov, ka këshilluar Gareth Balen që të konsiderojë një transferim të mundshëm në Manchester United.

Uellsiani duket gjithnjë e më larg Real Madridit.

Zinedine Zidane e ka humbur besimin në 29-vjeçarin dhe zgjidhja e vetme për Bale është largimi.

“Thashethemet për transferime tashmë kanë nisur dhe Gareth Bale është lindur fuqishëm me një lëvizje të mundshme në “Old Trafford”. E pëlqej shumë atë, mendoj se po kritikohet tepër paksa, nuk i meriton. Ka shënuar shumë gola dhe gola të rëndësishëm gjithashtu”, tha Berbatov.

“Ai është lojtar fantastik dhe nëse nuk mund të përshtatet në Madrid, duhet të kthehet në Angli ku e njohin shumë mirë fansat dhe ka luajtur futboll. Pyetja e vetme është se ku do të shkojë, kush do të paguajë çmimin e lartë dhe pagën, megjithëse ekipet e mëdha nuk po vuajnë për para dhe jam i sigurt se do të bëhej një zgjidhje”.

“Jam kureshtar të shoh se çfarë lojtarë do të blejë Man United. Duhet të jenë lojtarët e duhur dhe jo vetëm sa për t’i kënaqur tifozët”.

Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013. Ai ka bërë 231 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 102 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat