Dallku: Mund ta quajmë si duel parafinale me Llapin

Futboll

Dallku: Mund ta quajmë si duel parafinale me Llapin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:36
Pamje nga një ndeshje

Krijimi i rivalitetit me zor ndërmjet dy rivalëve regjional, sidomos kur kundërshtari në përballjen e fundit nuk kishte zgjedh mjete për ta fituar atë, i ka ardhur fundi, tani flet fusha, njëmend, për të parë se kush është më i miri. Stadiumi me fushën dhe gjyqtarët më të mira në vend – nuk lë më vend për deklarata boshe, janë futbollistët që do të tregojnë cilësinë dhe aftësitë e tyre, shkruan në faqen e FC Prishtina. 

Prishtina do të zhvilloj parafinalen drejt rrugëtimit për titull. Qetësia e futbollistëve, përqendrimi maksimal para ndeshjes dhe angazhimi maksimal në ndeshje. Prishtina është Prishtinë dhe futbollistët e saj janë plotësisht të vetëdijshëm. Titulli synohet vetëm nëpërmjet fitores së nesërme.

Prishtinës i rikthehet Haliti dhe jashtë mbetët vetëm Korenica që po rikuperohet nga lëndimi.

Përndryshe, përshkak interesimit të madh të qytetarëve të Prishtinës për ta përcjell ndeshjen, Klubi i futbollit Prishtina, bënë thirrje që biletat t’i blejnë sa më herët (dalin në shitje në ora 10:00 sipas njoftimit paraprak), kurse dyert e stadiumit hapen dy orë më herët dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve nga policia përreth stadiumit.

Prishtina – Llapi

E shtunë, 11 maj – ora 16:00

“Mund ta quajmë si duel parafinale, por ne kemi mbajtur këto gjashtë ditë kohë ekipin maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje të radhës, ku pastaj i kemi edhe dy ndeshje tjera, por na gëzon fakti që ne luajmë në stadiumin tonë. Po ashtu, mos të harrojmë se në çfarë mënyrë është sjell ekipi kundërshtar në ndeshjen e fundit në Podujevë dhe kjo duhet të na motivoj neve si futbollistë që brenda fushës të kemi motiv shtesë që me iu kundërvu në mënyrën e duhur edhe për atë ndeshje.

Kështu që shpresojmë që të jemi në maksimumin e kondicionit të gjithë futbollistët deri në ditën e ndeshjes, të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë shikuesit tanë që do të jenë të pranishëm”, ka thënë kapiteni i Prishtinës për faqen e klubit, Armend Dallku me 146 paraqitje zyrtare me fanellën e Prishtinës dhe 9 gola të shënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat