Batatina ka mesazh të qartë për Prishtinën

Futboll

Batatina ka mesazh të qartë për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:39
Batatina ka mesazh të qartë për Prishtinën

Të gjithë janë në pritje të derbit të madh mes Prishtinës dhe Llapit nga Podujeva, e cila luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës!  Llapi dhe Prishtina pretendojnë titullin e kampionit dhe kanë pikë të njëjta (69), por llapjanët janë në vend dytë për shkak të goldallimit më të mirë se Prishtina dhe ngecin për dy pikë nga lideri Feronikeli!  

Tifozët “Plisat” e Prishtinës dhe “Legjendat” e Llapit, premtojnë spektakël ashtu si i ka hije një derbi të madh në elitën e futbollit tonë, ku pritet që mijëra shikues të jenë në tribuna.  Si te Prishtina po ashtu edhe të Llapi janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë gati për këtë sfidë të madhe.

Gabimi qoftë i Prishtinës qoftë i Llapit do të jetë i kushtueshëm, për faktin se do të humbin hapin pothuajse në luftë për titull. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se janë të përgatitur dhe me synime që të dalin me pikë të plota.

“Jemi përgatitur maksimalisht duke e ditur peshën e lojës, duke punuar në aspektin tekniko - taktik dhe në atë psikologjik, ne jemi duke menduar vetëm për Prishtinën, pasi ta kalojmë këtë ndeshje mendojmë për ndeshjet e radhës, pa u ngutur dhe qetë duke u munduar që trofeun e parë ta sjellim në Llap. Nuk diskutohet mbështetja e tifozëve të Llapit nesër por vetëm po flitet se sa do të jetë numri”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat