Benitez injoron suksesin e Klopp, ja çfarë thotë për të

Futboll

Benitez injoron suksesin e Klopp, ja çfarë thotë për të

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:55
Benitez dhe Klopp

Rafa Benitez, me një shkelje syri dhe një buzëqeshje ka injoruar përmbysjen që Liverpool i bëri avantazhit të Barcelonës të martën, në gjysmëfinalen e Champions League, duke pretenduar se ajo e tija me “Të Kuqtë” ndaj Milan në 2005 në Stamboll është e papërsëritshme.

“Hë tani, nuk ka shanse. Ke vetëm 45 minuta, 3-0 kundër Milan, ekipit më të mirë, milje të tëra larg gjithëkujt, tifozët që këndonin në pushim të ndeshjes, tifozët e Milan aq të lumtur, dhe pastaj ti shkon dhe shënon tre gola në 6 minuta”, u shpreh ish-trajneri i Liverpool.

“Pa harruar edhe pritjen e shpëtimin e Dudek, për të shkuar më pas në kohën shtesë dhe në penallti? Më mirë se kaq? Mos ja fut kot”, përfundoi Benitez.

Ishte finalja e Champions League e vitit 2005, me Milan që kryesonte në pushim të ndeshjes 3-0, por Liverpool asaj kohe i drejtuar nga Rafa Benitez përmbysi gjithçka.

Të Kuqtë” barazuan 3-3 në kohë të rregullt, për të ngritur trofeun me veshët e mëdhenj pas kohës shtesë dhe ekzekutimit të penalltive. Një ndeshje që konsiderohet si nga më dramatiket në historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat