Arsyeja pse Barcelona duhet ta shesë menjëherë Coutinhon

Futboll

Arsyeja pse Barcelona duhet ta shesë menjëherë Coutinhon

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:47
Philippe Coutinho

Barcelona dëshiron të shesë Philippe Coutinho në dritaren e transferimeve të verës pas një sezoni zhgënjyes për klubin dhe tifozët, larg pritshmërive si transferi më i shtrenjtë i ‘Blaugranasve’.

Në aspektin ekonomik, klubi mund të përfitojë nëse e shesin atë në vitin 2019 për shkak të klauzolave të përfshira në marrëveshje.

Braziliani arriti në ‘Camp Nou’ një vit e gjysmë më parë për 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse.

The Guardian zbuloi klauzolat, të cilat dukeshin reale në atë kohë, por nëse ai mund të shitet këtë verë do të shpëtonte 25 milion euro për klubin spanjoll.

40 milion euro në variabla ndahen në 5 milion euro për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë dhe 5 milion euro në sezonin e dytë, i cili tashmë është arritur.

Një tjetër 5 milionësh fitoi Coutinho pasi ka luajtur 25 ndeshje në sezon, por 20 milion euro do të fitohet nëse ai luan 100 ndeshje dhe 5 milionë euro të tjera nëse ai fiton Ligën e Kampionëve.

Me situatën që ndodhet, Coutinho ka bërë 74 paraqitje për Barcelonën dhe nuk do të kalojë numrin e 77 paraqitjeve këtë sezon, edhe pse nuk pritej që ai të bënte kaq pak paraqitje që kur u transferua.

Duke pasur parasysh këto klauzola, marrëveshja do t’i kushtonte klubit 135 milion euro dhe jo 160 milion euro që mund të kishte qenë, nëse ai largohet në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat