Barcelona e dëshiron gjithë Ajax-in, ky është lojtari i radhës që e kërkon

Futboll

Barcelona e dëshiron gjithë Ajax-in, ky është lojtari i radhës që e kërkon

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:31
Ajax-Barcelona

Barcelona duket se e ka ndërmend ta blejë gjithë ekipin e Ajax-it. Pas transferimit të Frenkie De Jong dhe gati në përfundim të mbylljes së marrëveshjes me De Ligt, ekipi katalunas ka shprehur interesim edhe për një lojtar tjetër.  

Sipas të përditshmes katalunase ‘Mundo Deportivo’, Barcelona po e shikon si mundësi ta transferoj mesfushorin, Van de Beek. 

Ai shkëlqeu këtë sezon tek Ajax dhe mori vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Por nëse Barcelona hynë në garë për të, sigurisht do ta ketë më të lehtë transferimin duke parë marrëdhëniet mes klubeve. 

Hera e fundit kur kishte ndodhur që Barcelona të blinte tre lojtar nga i njëjti ekip ishte viti i largët 1988. Në atë kohë katalunasit kishin blerë tre lojtarë nga Sociedadi. Një gjë e njëjtë duket se do të ndodh edhe këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat