Ky është shqiptari i Kosovës që do ta referon ndeshjen e 100-të në rangun më të lartë në Zvicër

Futboll

Ky është shqiptari i Kosovës që do ta referon ndeshjen e 100-të në rangun më të lartë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:26

Është gjyqtari më i mirë shqiptar dhe me shumë sukses referon në rangun më të lartë të Zvicrës dhe në garat të ndryshme të nivelit më të lartë që organizohen nga UEFA dhe FIFA. Është Bekim Zogaj nga Kosova me nënshtetësi të Zvicrës, sot do të regjistroi ndeshjen e 100-të në karrierën e tij dhe në elitën e futbollit zviceran pikërisht në ndeshjen e javës së 33-të. 
Ai do të jetë asistent në takimin që luhet sot në orën 19.00 mes Xamax-Zurich, sfidë me peshë të madhe dhe që luftohet për t’i ikur barazhit.
“Edhe një ëndërr tjetër po realizohet. Sot do të jem në ndeshjen e 100-të kampionale në Superligën e Zvicrës”, shkruan Zogaj. Xamax është në vend të nëntë me 36 pikë e Zurich një pozitë më lartë me një pikë më shumë. Për Zogajn është nder që iu besua ky takim shumë i rëndësishëm, sepse si Xamax si Zurich synojnë t’i ikin barazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat