Man United e kishte në dorë kartonin e De Ligt, por e refuzoi sepse i dukej trashalluq

Futboll

Man United e kishte në dorë kartonin e De Ligt, por e refuzoi sepse i dukej trashalluq

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:55
Matthijs De Ligt

Manchester United e ka patur në duar kartonin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt. Por, skuadra angleze ka rënë pre e agjentit të saj duke refuzuar të nënshkruar me të.

Ishte Marcel Bout agjenti që tha se De Ligt është lojtar që shton lehtë peshë dhe mund të humbas ritmin. Skuadra ka rënë pre e këtij rekomandimi dhe ka humbur mundësinë për të nënshkruar me një supertalent botëror.

Shuma që United duhej të paguante për De Ligt raportohet se ishte tejet e ulët, apo 10 herë më e vogël se sa duhej të paguante aktualisht.

Agjenti Bout kishte ardhur te United me urdhërin e Van Gaal, në kohën kur holandezi ishte trajner i United.

Transferimin e De Ligt e kishte pëlqyer edhe Jose Mourinho pasi kishte parë disa inçizime të tij dhe më pas ishte përballur edhe në Europa League ndaj talentit holandez./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat