Klopp merr në mbrojtje lojtarët

Futboll

Klopp merr në mbrojtje lojtarët

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:14
Klopp merr në mbrojtje lojtarët

Jurgen Klopp beson se fitorja dramatike e Liverpulit kundër Barcelonës është një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit, por thotë se ekipi i tij duhet të fokusohet te ndeshja e kampionatit. Shanset për të fituar varen nga Siti, por Klop beson deri në momentin e fundit.

“Ndeshja për ne vjen në një moment të vështirë, sepse kjo javë ka qenë shumë intensive. Të gjithë flasin për takimin me Barcelonën dhe mesazhet që kemi marrë kanë qenë të shumta. Askush nuk flet për sfidën e së dielës, e cila është po aq e rëndësishme. Ne duhet të fokusohemi te kjo sfidë. Për mua fitorja me Barcelonën është një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit, jo vetëm për Liverpulin.

Por ndeshjet e kampionatit janë po ashtu të rëndësishme”, tha trajneri i Liverpulit. Ai i druhet forcës së Uolvesit dhe thotë se kanë bërë një sezon të shkëlqyer. “Uolves do të tregojë se është një ekip i fortë dhe unë i respektoj shumë për kampionatin që kanë bërë”, tha Klop. Ai sqaroi se Firmino mund të jetë gati për takimin e fundit. “Do të stërvitet me grupin, por të shohim. Mendoj se do të rikuperohet në kohë dhe jam i kënaqur për këtë lajm”, theksoi trajneri i të kuqve.

Klop doli hapur kundër kompeticionit të Ligës së Kombeve, për të cilin asnjëherë nuk ka pasur mendim pozitiv. Ai thotë se kalendari është i tmerrshëm dhe ja ku u vërtetua se një kompeticion i tillë nuk duhet të ndërtohej. “Ne do të luajmë finalen më 1 qershor, ndërsa 4 ditë më vonë janë ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në këtë mënyrë do t’i vrasim lojtarët. Nuk kanë fare pushim dhe kjo është diçka shqetësuese. Duhet të marrim masat, sepse ky sezon ka qenë shumë i ngjeshur për ne të gjithë”, përfundoi Klop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat