“Skifterat” mësyjnë shtëpinë e Valverde, i lënë një mesazh enigmatik

Futboll

“Skifterat” mësyjnë shtëpinë e Valverde, i lënë një mesazh enigmatik

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:19
Valverde

Sipas RAC1, disa të panjohur, të supozuar se janë mbështetës të Barcelonës, hynë në shtëpinë e Valverde. Nuk është ende e qartë nëse kanë vjedhur ndonjë gjë, apo jo. Megjithatë, “skifterat” i lanë një shënim me fjalët: “Është kjo që është”. Janë të njëjtat fjalë, që Valverde i tha pas disfatës 4-0 kundër Liverpool-it.

Ernesto është kritikuar disa herë për mungesën e guximit dhe për futbollin pragmatik, që ka implementuar te skuadra blaugrana. Pas poshtërimit, që Barça kishte pësuar vitin e kaluar kundër Romës në Champions, shumë pritën që ai të mos përsëriste të njëjtat gabime. Sidoqoftë, ndeshja e afërt kundër “Reds” tregoi se trajneri spanjoll nuk është mjaft i mirë për një skuadër si Barcelona.

Me sa duket, Ernesto nuk do ta referojë rastin në polici. Nuk është e qartë pse, megjithatë nuk është ankuar në organet e rendit. Ndoshta, ai ka shumë frikë, ose mund të jetë i vetëdijshëm se koha e tij në Katalonjë do të përfundojë së shpejti.

Është e qartë se shumë tifozë nuk mund të presin që Valverde të largohet vetë nga stoli drejtues i kampionëve të La Liga-s, ndaj në këtë mënyrë ia kanë bërë të qartë se nuk gëzon më besimin e “lojtarit të 12-të” në “Camp Nou”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat