Ja pse De Ligt nuk u transferua tek Manchester United

Futboll

Ja pse De Ligt nuk u transferua tek Manchester United

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:34
De Ligt

Ditë më parë u përfol se Matthijs de Ligt kishte refuzuar kalimin tek Manchester United, edhe pse për të ishte ofruar një pagë prej 15 milionë euro në sezon.

Gjithsesi rrjeti i “ESPN” ka bërë me dije se ka patur një tjetër prapaskenë për mos blerjen e mbrojtësit të Ajax.

Sipas burimeve të medies ndërkombëtare drejtuesit e rekrutimeve tek “Djajtë e Kuq” kanë pasur dyshime se në të ardhmen mbrojtësi do të ketë probleme me peshën. Ky fakt është nxjerrë nga historiku familjar i 19-vjeçarit.

Ndërkohë që United ka hequr dorë prej tij, Barcelona po kërkon ta finalizojë këtë operacion, duke mos e marrë parasysh faktin se holandezi mund të shtojë peshë në të ardhmen. Gjithsesi problem mbetet pezullimi i agjentit Mino Raiola nga FIFA, të cilit ia kanë pezulluar aktivitetin deri një ditë para përfundimit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat