Ja tmerri që duhet të përballojnë tifozët anglezë

Futboll

Ja tmerri që duhet të përballojnë tifozët anglezë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:09
Ja tmerri që duhet të përballojnë tifozët anglezë

Shumë tifozë do ta humbasin finalen e Ligës së Europës, sepse UEFA ka shpërndarë vetëm nga 6000 bileta për secilin ekip finalist (Arsenal dhe Chelsea). Edhe ata mbështetës anglezë të klubeve në fjalë, që do ta kenë fatin ta sigurojnë një biletë, pra një ndenjëse në stadiumin e Bakut (Azerbajxhan) me kapacitet prej 68.000 vendesh, i pret një udhëtim sfilitës. 

Nuk ka aktualisht fluturime të planifikuara nga asnjëri prej aeroporteve të Londrës për në Baku, në javën e fundit të majit. Duket se tifozët do të duhet të fluturojnë përmes Stambollit ose Kievit, duke i ndryshuar avionët. Pra, një udhëtim tranzit, që mund të marrë më shumë se 10 orë në total. Me avion, distanca ajrore Londër-Baku është 2.468 milje, ndërsa me mjete të tjera të transportit publik, deri në 4.936 milje. Kështu bën me dije “The Sun”. 

Dhe të mendosh se Arsenal dhe Chelsea i kanë dy stadiumet e tyre vetëm 8 milje larg... Një mundësi do të ishte që tifozët të fluturonin e të sistemoheshin jashtë kryeqytetit të Azerbajxhanit, të shtunën, paraprakisht, dhe të ktheheshin një javë më vonë. Sidoqoftë, çmimet e hoteleve në zonën përreth Bakut pritet të rriten shumë, ndaj edhe ky nuk do të ishte një opsion i lirë. Transporti publik (jo me avion, me mjetë të tjera) do të merrte rreth katër ditë kohë për të shkuar në Baku, duke përfshirë një udhëtim 51-orësh nga Ukraina në kryeqytetin e Azerbajxhanit. 


Udhëtimi nga Londra për në Baku do të zgjaste rreth 56 orë dhe do të përfshinte kalimin nëpër pikat doganore (kufitare) të Belgjikës, Hungarisë, Bullgarisë dhe Turqisë. Chelsea ka ofruar për tifozët e vet besnikë një mundësi të veçantë udhëtimi ditor, që kushton 979 stërlina. Kuptohet, këta “fatlumë”, që duhet t’i shkundin mirë xhepat, do të duhet të aplikojnë për vizë, për të pasur akses hyrje në Azerbajxhan.

Tifozët e të dyja skuadrave angleze, finaliste të Ligës së Europës për këtë sezon, menjëherë shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me udhëtimin përmes rrjeteve sociale. Ata e dinë se çfarë makthi udhëtimi do të duhet të ndërmarrin për të shkuar në Baku më 29 maj. Njëri ndër ta ka shkruar në “Twitter: 

"Ne jemi Arsenali i famshëm dhe do të shkojmë në Baku. Vetëm dy fluturime (me avion), gjashtë autobusë dhe një udhëtim me gomar për të arritur atje".
Një tjetër shtoi: "Fluturime të rezervuara... Mançester-Stamboll-Baku, të hënën. Fluturojmë të enjten mbrëma për në Stamboll, pastaj në shtëpi të premten. Pesë ditë për të parë një ndeshje futbolli"..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat