Feronikeli-Drita apo derbi i trajnerëve nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Feronikeli-Drita apo derbi i trajnerëve nga Maqedonia e Veriut

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:36
Feronikeli-Drita apo derbi i trajnerëve nga Maqedonia e Veriut

Feronikeli dhe Drita nuk do të jetë vetëm derbi i këtyre dy skuadrave në fushë, por edhe derbi i trajnerëve në bankinë, mes Zekirja Ramadanit (Feronikeli) dhe Ardian Nuhiut (Drita nga Gjilani), të dy nga Maqedonia e Veriut, që njihen mjaftë mirë pasi dikur kanë qenë bashkëlojtar te FC Shkupi, ndërsa më vonë kanë drejtuar këtë skuadër.

Do të jetë ndeshje speciale në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, që i takon javës së 31-t të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Do të jetë edhe derbi mes dy tifozërive, Tigrat e Zi dhe Intelektualët.

Sfida emocionuese fillon në ora 16:00.

Feronikeli është lider me 71 pikë, pasojnë Prishtina e Llapi (takohen mes veti në Prishtinë, të shtunën, 11 maj, ora 16:00) me nga 69, Drita e katërta me 48 pikë.

Kush do ta fitojë derbin, Zeka apo Ardi?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat