“Rruajtur e qethur”, tifozi e pësoi keq

Futboll

“Rruajtur e qethur”, tifozi e pësoi keq

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:14
“Rruajtur e qethur”, tifozi e pësoi keq

Barcelona i ka mërzitur pa masë tifozët e vet, në Spanjë dhe në të gjithë botën.Përmbysja e turpshme e së martës në “Anfield”, pas fitores 3-0 në shtëpi, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, është një goditje e fortë për katalanasit.Përveç një “tërmeti” të mundshëm, që mund të prekë trajnerin Valverde, por edhe rreth futbollistë, pasojat e këtij eliminimi kanë pasur përmasa të shumëllojshme

.Njëri ndër ta, që e ka pësuar, është një tifoz i Barçës, që nga gjuha duket se është nga vendet arabe (video është bërë në Dubai).Ai kishte vendosur bast për shkuarjen e skuadrës së tij të zemrës në finale dhe se do të fitonte Champions-in.Basti nuk nënkuptonte vënien e ndonjë skedine për të fituar para, por diçka tjetër.

Tifozi i thekur i kampionëve të La Liga-s iu kishte premtuar dy shokëve (duke mos menduar kurrë se do të ndodhte), se në rast eliminimi të Barcelonës, ai do të rruhej e qethej zero.

Shokët e kanë marrë për krahu dhe e kanë dërguar direkt te berberi, sapo kryesori turk ka vërshëllyer për mbarimin e lojës në “Anfield”, duke e detyruar të mbajë fjalën.Thuajse duke qarë, tifozi arab “del në dritë” nga makinat zero, jo vetëm në duart e berberit, por edhe të dy shokëve të tij. Pra, eliminimi i skuadrës së zemrës e ka lënë atë “rruajtur e qethur”, sikurse është edhe shprehja popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat