Shqiptari i Kosovës gati ia rrezikoi titullin ekipit të madh turk

Futboll

Shqiptari i Kosovës gati ia rrezikoi titullin ekipit të madh turk

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:34
Muriqi shënon supergol, mund t

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë paraqitje shumë të mirë por në fund me Rizesporin pësuan me 2:3 nga Galatasaray, në ndeshjen e javës së 32-të të elitës së futbollit turk. Në minutën e 9-të, Feghouli realizoi për mysafirët, por në fund të pjesës së parë Muriqi me një veprim mjeshtëror futet në 16-sh dhe nga rreth 13-14 me goditje përtokë shënoi për 1:0. Në minutën e 76-të Umar kaloi në epërsi me 2:1 Rizesporin, kurse në fund Diagne nga penalltia barazon 2:2. Dhe në minutën e 90+7, Diagne shënon për fitoren 2:3 të Galatasarayt. Duhet theksuar se Diagne humbi penalltinë në minutën e 38-të kur pati mundësi ta shton epërsinë e Galatasarayt me 2:0. Galatasaray kryeson me 66 pikë, tri më shumë se Basaksehir si dhe Rizespor është i nënti me 40 sosh. Muriqi gati sa ia rrezikoi titullin Galatasarayt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat