Sa i madh është Milot Rashica, edhe një mrekulli në Gjermani

Futboll

Sa i madh është Milot Rashica, edhe një mrekulli në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:37
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, sërish protagonist i fitores së Werder Bremenit me rezultat 1:0 në konak të Hoffenheimit. Vendasit pësuan humbje të rëndë dhe humbin hapin në luftë për një vend në garat e ardhshme të Champions League.

Në minutën e 41-të, Rashica me një mjeshtri të rrallë pothuajse nga vija fundore brenda 16-shit harkoi dhe Johannes Eggestein me kokë shënon për fitoren e madhe.

Rashica bëri asistim fenomenal dhe që rezultoi edhe me fitoren e Werderit e cila pas 33 jave në Bundesliga I renditet në pozitën e nëntë me 50 pikë, ka një me pak se Hoffenheimi një vend më lartë. Rashica luajti 61 minuta dhe tregoi formë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat