Feronikeli drejt titullit të kampionit 

Futboll

Feronikeli drejt titullit të kampionit 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:50
Feronikeli drejt titullit të kampionit 

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi është shumë afër titullit të kampionit të Kosovës. ‘Nikli’ para shikuesve të vet nuk ka lejuar befasi por e mposhti me rezultat bindës 4:1 kampionin në fuqi Dritën nga Gjilani, në ndeshjen e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në një atmosferë të mirë vendasit ishin shumë më të mirë dhe me plotë meritë fituan.

Në minutën e 33-të, Kastriot Rexha shënon për 1:0, kurse Da Silva e ka dyfishuar epërsinë 2:0 (47’). Mysafirët ngushtojnë rezultatin 2:1 me golin e Filonit Shaqirit në minutën e 62-të. Futbollisti Kastriot Rexha ka qenë në formë të mirë, duke shënuar golin e dytë të tij dhe të epërsisë 3:1 në minutën e 74-të.

 ‘Nikli’ vulosi fitoren me 4:1 në minutën e 85-të përmes Mendurim Hotit. Feronikeli udhëheq me 74 pikë, kurse Drita është në pozitën e 4-të me 48 sosh. Zekirija Ramadani, kryetrajner i Feronikelit, është i ngazëllyer për fitoren e thellë dhe tani e presin sfidën e radhës derbi në Podujevë kundër Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat