Batatina ankohet për një penallti dhe provokon Prishtinën

Futboll

Batatina ankohet për një penallti dhe provokon Prishtinën

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:27
Batatina ankohet për një penallti dhe provokon Prishtinën

Llapi ka pësuar humbjen në derbin ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0. Llapjanët me këtë humbje ia kanë vështirësuar punët vetës në luftë për titullin kampionë, pasi që janë tre pikë larg Prishtinës dhe pesë nga Feronikeli. Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, flet për humbjen ndaj Prishtinës, duke u ankuar në referim. Batatina ankohet për një penallti dhe provokon Prishtinën.

“ Federata e futbollit të Kosovës dëshiron që ta bëjë Prishtinën kampione, nuk u akordua një penallti klasike, gjyqtarët na dëmtuan, për këtë arsye kërkuam gjyqtarë ndërkombëtare. Kemi luajtur mençur, u dashtë të shënonim një gol në pjesën e parë, një moskoncentrim dhe pësuam gol. Prishtina nuk ka gjasa të bëhet kampion”, e përfundoi Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat