Valverde flet më në fund, kjo është e ardhmja e tij

Futboll

Valverde flet më në fund, kjo është e ardhmja e tij

Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:21
Ernesto Valverde

Pas eliminimit shokues në Ligën e Kampionëve nga Liverpool, i gjithë presioni kaloi tek një person – Ernesto Valverde.

Trajneri i Barcelonës u përballë me kritika të shumta pas dështimit për dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve.

Barca shkoi me epërsi prej tre golave në ‘Anfield’, por i pësoi katër – çka nënkuptoi eliminimin shokues për të dytën here.

I pyetur për të ardhmen e tij, Valverde u shpreh: ‘’Jam i fortë dhe po ndihem mirë’’.

‘’Dua ta marrë hap pas hapi dhe nuk dua të fshihem nga kritikët’’.

‘’Kam folur me presidentin dhe ai e ka konfirmuar besimin që ka në mua. Eliminimi në atë mënyrë dhemb, por duhet të vazhdojmë’’, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat