Milani në epërsi pas pjesës së parë në “Artemio Franchi”

Futboll

Milani në epërsi pas pjesës së parë në “Artemio Franchi”

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Fiorentina-Milan.

Rossonerët po udhëheqin 0-1 me golin e Calhanoglus në minutën e 36-të të takimit.

Përfaqësuesi turk realizoi pas asistimit të mirë të Susos nga ana e djathtë.

Në përgjithësi, “kuq e zinjtë” ishin dukshëm më kërkues në këtë fraksion, pasi fitorja është tejet e rëndësishme në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat