Transferimet që mund t’i sjellin Barcelonës Ligën e Kampionëve

Futboll

Transferimet që mund t’i sjellin Barcelonës Ligën e Kampionëve

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:10
Antoine Griezmann

Barcelona është duke reflektuar dhe punuar në heshtje, pas eliminimit të turpshëm në gjysmëfinale nga Liverpooli.

Do të ketë pasoja për kapitullimin e pësuar në ‘Anfield’ dhe pavarësisht se asgjë nuk do të bëhet e ditur deri pas përfundimit të Copa del Rey, vendimet do të bëhen në mënyrë të menjëhershme.

Disa lojtarë do vijnë, disa të tjerë do largohen – Barca ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Messi, Suarez, Pique, Jordi Alba dhe Ter Stegen janë lojtarët që janë të paprekshëm për bordin e Barcelonës.

Philippe Coutinho është një nga emrat e mëdhenj që pritet të largohet, me Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti që gjithashtu mund të ndjekin rrugën e njëjtë.

Transferimi i Frenkie de Jong është një përforcimet më të duhura të ‘Blaugranasve’ viteve të fundit, ndërsa rrugën e njëjtë pritet ta ndjek edhe bashkëkombësi i tij, Matthijs de Ligt.

Për ta kompletuar një verë perfekte dhe për t’i bërë tifozët të shpresojnë se trofeu i Ligës së Kampionëve do vijë në ‘Camp Nou’, Barcelona po përgatitet të nënshkruajë me sulmuesin e Atleticos, Antoine Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat