Milani fiton dhe shpreson për Ligën e Kampionëve

Futboll

Milani fiton dhe shpreson për Ligën e Kampionëve

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

Milani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina.

‘Rossonerët’ arritën fitore minimale në stadiumin ‘Artemio Franchi’, çka mban ende gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve s ezonin e ardhshëm.

Goli që i dha tre pikë skuadrës së Gennaro Gattusos ishte ai i minutës së 36-të, i shënuar me kokë nga Hakan Calhanoglu, pas krosimit perfekt të Susos.

Deri në fund, rrjetat mbeten të paprekura dhe ‘Violët’ e çojnë në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore.

Milani tashmë tubon 62 pikë në vendin e pestë, një më pak se Interi (që ka një ndeshje më pak) dhe tre më pak se Atalanta, që renditen në pozitat 4 dhe 3 respektivisht.

Fiorentina pas startit të mirë që pati në fillim, tashmë pozicionohet në vendin e 13 me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat