Trajneri i Bremenit tregon sesi e sakrifikoi Rashica veten për skuadrën

Futboll

Trajneri i Bremenit tregon sesi e sakrifikoi Rashica veten për skuadrën

Më: 11 maj 2019 Në ora: 23:27
Milot Rashica

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka bërë të ditur se Milot Rashica vendosi të luajë në ndeshjen e sotshme kundër Hoffenheimit, përkundër që kishte vjellë në zhveshtore para ndeshjes.

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës e kishte filluar mjaft mirë ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, duke e asistuar për mrekulli golin e vetëm në këtë ndeshje.

Megjithatë, pjesa e dytë nuk shkoi edhe aq mirë për Milot Rashicës, i cili u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë për shkak se nuk ndihej mirë.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë.

Trajneri Kohfeldt ka bërë të ditur se Rashica nuk ishte ndierë mirë as para ndeshjes, mirëpo kishte vendosur që ta vazhdonte lojën për t’i ndihmuar skuadrës së vet.

“Miloti volli në zhveshtore para ndeshjes, ai duhet të ketë hëngër diçka të keqe. Por, prapëseprapë ai luajti rreth 60 minuta dhe e vendosi veten në shërbim të skuadrës”, ka thënë Kohfeldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat