Për golin dhe paraqitjen nga pjesa e dytë, “WhoScored” ka një notë të madhe për Arbër Zenelin

Futboll

Për golin dhe paraqitjen nga pjesa e dytë, “WhoScored” ka një notë të madhe për Arbër Zenelin

Më: 12 maj 2019 Në ora: 01:17
Arbër Zeneli

Reims vazhdon t'i zhgënjejë tifozët, teksa sonte është mposhtur nga Caen si mysafir në Ligën 1 të Francës.

Ndeshjen e sontme kundër Caen, sulmuesi nga Mitrovica e nisi nga banka rezervë.

Megjithatë, trajneri David Guion e aktivizoi Zenelin në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 56-të.

Në minutën e 82-të, u akordua penallti dhe bashkëlojtarët ia besuan yllit të Kosovës ekzekutimin.

24-vjeçari nuk ngurroi të gjuaj dhe kështu shënoi duke e ngushtuar epërsinë e Caen dhe për rezultatin përfundimtar 3:2.

Ndërkaq, për paraqitjen e Zenelit nga pjesa e dytë, prestigjiozja, "WhoScored" e ka vlerësuar atë me notën 6.7.

Ndrshe, ky është goli i tretë i Zenelit në 14 paraqitje në Ligën 1 që nga janari, teksa ai ka dhuruar edhe tri asistime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat