Verën e kaluar, Manchester United është përfolur për transferimin e sulmuesit të Juventus Mario Mandzukic.
Mandzukic ka qenë shumë i rëndësishëm për Kroacinë dhe Juventus në vitet e fundit dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me bardhezinjtë.
Sipas Gazzetta dello Sport, largimi i tij është çështje kohe.
Edhe nëse Massimiliano Allegri qëndron te kampionët e Italisë, klubi kërkon ta zëvendësojë me një lojtar më të ri në moshë në mënyrë që ai të mësojë nga Cristiano Ronaldo.
Ky mund të jetë momenti i shumëkërkuar i Man United. Sulmuesi do të sillte shumë muskuj dhe eksperiencë te skuadra e Djajve.