“Babai im kurseu 3 muaj rrogën për të më blerë këpucët e para sportive”

Futboll

“Babai im kurseu 3 muaj rrogën për të më blerë këpucët e para sportive”

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:01
Andres Iniesta

Legjenda e futbollit spanjoll Andres Iniesta, tashmë 35 vjeç, një jetë me Barcelonën, kujton një moment shumë të rëndësishëm të jetës së tij.

“Kur isha 12 vjeç, babai im kurseu 3 muaj rrogën e tij për të më blerë një palë këpucë Predator. Sot kam shumë parà, por sa herë që i shoh ato këpucë e di se nga vijnë”, thotë mesfushori.

Prej vitit 2018, Andres Iniesta luan në Japoni me skuadrën e Vissel Kobe, ku në 21 ndeshje ka realizuar edhe 3 gola. Gjithsesi, e gjithë karriera e tij është me fanellën e Barcelonës, ekip me të cilin luajti për 16 vjet radhazi. Në 442 ndeshje me fanellën “blaugrana” ai realizoi 35 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat