Bale shumë pranë largimit nga Reali

Futboll

Bale shumë pranë largimit nga Reali

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:05
Gareth Bale

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Uellsiani nuk është përfshirë në ndeshjen ndaj Real Sociedad.

Mediet spanjolle kanë shkruar se Bale dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, por “AS” shtoi se Zidane është i vendosur ta largojë, pasi dëshiron të rifreskojë skuadrën me elementë të rinj.

Bale ka dhe 3 vite kontratë me Los Blancos por ai ndihet nënvlerësuar në Bernabeu. Për Bale ka shfaqur interes Manchester United, ndërsa nuk përjashtohet dhe një rikthim te Tottenhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat