United gjen zëvendësuesin e Pogbasë, një mister "X" që vlen miliona

Futboll

United gjen zëvendësuesin e Pogbasë, një mister "X" që vlen miliona

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:14
Idrissa Gueye

Mesfushori Paul Pogba mund të largohet në verë nga Manchester United. Ekipi i "Djajve të kuq" nuk do të mbajë me patjetër kampionin e botës që dëshiron të nisë një aventurë tjetër dhe nuk ka patur një rendiment të lartë. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka nisur menjëherë punën për zëvendësimin e tij. 

Emri që pritet të mbërrijë në "Old Trafford" në rast se Pogba largohet është Idrissa Gueye, sipas asaj që shkruan Daily Mail. Mesfushori i Evertonit nuk është i kërkuar vetëm nga United, por në garë për të është dhe PSG. 

Klubi i tij aktual kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë. United dhe PSG mund ta marrin mesfushorin nga Senegali, ndërsa Evertoni shpreson t'i rrisë pazarin. 29-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon nga të cilat 31 si titullar.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat