Tifozi shqiptar sot do të qethet pas 16 vitesh, por vetëm nëse Liverpooli shpallet kampion

Futboll

Tifozi shqiptar sot do të qethet pas 16 vitesh, por vetëm nëse Liverpooli shpallet kampion

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:34
Ukë Krasniqi

Skuadra e Liverpoolit ka një numër jashtëzakonisht të madh të tifozëve shqiptarë në Kosovë.

Njëri prej tyre është edhe Ukë Krasniqi që është i lidhur ngusht me skuadrën e tij të zemrës.

Krasniqi ka bërë një premtim interesant që nuk do të heq flokët derisa Liverpooli të shpallet kampion.

Sot është një ditë e rëndësishme për të sepse ‘Të kuqtë’ kanë mundësi të shpallen kampion.

Për të ndodhur kjo duhet që Manchester City të humb ose të barazoj kundër Brightonit në Amex Stadium ndërsa Liverpooli të mposhtë Wolverhamptonin.

Të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Premier Ligë zhvillohen sot nga ora 16:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat