Guardiola merr vendim të çuditshëm për ndeshjen Liverpool – Wolves

Futboll

Guardiola merr vendim të çuditshëm për ndeshjen Liverpool – Wolves

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:37
Pep Guardiola

Sot me fillim nga ora 16:00 do të përcaktohet titulli i Premierligës.

Janë Manchester City dhe Liverpool që po kërkojnë lavdinë në futbollin anglez, ku pas 37-xhirove, të parët kryesojnë me 95 pikë, një më shumë se ‘The Reds’.

Manchester City për t’u shpallur kampion ka nevojë për fitore në ndeshjen aspak të lehtë në udhëtim te Brighton, ndërsa Liverpool në ‘Anfield Road’ takohet me Wolves.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u ka ndaluar asistentëve të tij që gjatë ndeshjes të shikonin se çfarë po ndodh në ‘Anfield Road’.

Guardiola në kërkesën e tij ka qenë i qartë, ai dëshiron të dijë vetëm se çfarë bën skuadra e tij,për të mbajtur lojtarët të fokusuar vetëm te sfida ndaj Brighton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat