Man. City pranë tripletës, sheikët hapin thesin me një super premio

Futboll

Man. City pranë tripletës, sheikët hapin thesin me një super premio

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:48
Man. City

180 minuta larg janë lojtarët e Manchester City për të siguruar një premio prej 20 milionë paund (22 mln euro).

“The Sun” ka zbuluar se yjet e City kanë marrëveshje për të përfituar 25% më shumë të pagës së tyre nëse arrijnë të fitojnë titullin në Premier League, që do të thotë mbi 15 milionë paund do të shpërndahen për lojtarët në formën e bonuseve. Për të marrë këto të ardhura mjafton që skuadra e Pep Guardiola të fitojë sot ndaj Brighton.

Fundjavën e ardhshme do të jetë një tjetër finale për “Citizens” që do të luajnë në “Emirates Stadium” finalen e FA Cup kundër Watford. Nëse fitojnë edhe këtë trofe, atëherë do të kompletohej tripleta angleze për Manchester City (teksa kanë fituar Carabao Cup), që do të thotë edhe 5 milionë paund të tjera për lojtarët.

Në total janë plot 20 milionë paund që do të diskutohen në harkun e 180 minutave dhe janë dy pengesa që duhen kaluar: Brighton dhe Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat