Kjo ishte shakaja e vitit!

Futboll

Kjo ishte shakaja e vitit!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:56
Kjo ishte shakaja e vitit!

Presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i gjyqtarit, që anulloi me VAR golin e realizuar nga Leon Goretzka, në ndeshjen e luajtur dje në Bundesliga ndaj Leipzig. Kjo sfidë përfundoi në barazim 0-0, duke lënë të hapur garën për titullin kampion. Borussia tashmë është vetëm 2 pikë pas Bayern, kur ka mbetur edhe një javë për t’u mbyllur sezoni.

Goretzka shënoi një gol 6 minuta nga fundi, por gjyqtari e anulloi pasi përdori VAR. “Kjo është një vjedhje. Gjyqtari deklaroi se është pozicion jashtë loje, por për mua kjo është "shakaja e vitit". VAR është për të korrigjuar vendimet e gabuara dhe jo të vendosë të kundërtën”, tha Hoeness.

Pavarësisht kësaj, numri 1 skuadrës bavareze shprehet se titulli do të jetë i Bayern dhe se është i qetë. “Do të jenë ditë të qeta. Nëse luajmë në ndeshjen e fundit ashtu sikurse kemi bërë gjithnjë, atëherë nuk ka përse të shqetësohem. Do të fle i qetë ditët në vijim” tha Hoeness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat