Van Dijk shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Futboll

Van Dijk shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:54
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk ka rrëmbyer një tjetër çmim në Premier League, këtë herë të akorduar nga “EASports”.

Mbrojtësi i Liverpool është shpallur “Lojtari i Sezonit” duke marrë çmimin e tij të dytë në pak kohë, teksa më herët Shoqata e Futbollistëve Profesionist i akordoi çmimin “Lojtari i Vitit”, duke lënë pas vetes Raheem Sterling.

Holandezi ka zhvilluar një sezon të madh me “Reds” duke luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier League, ku ka shënuar edhe 4 gola dhe mbetet lojtari i vetëm që nuk është tribluar nga asnjë kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat