Atletico refuzon të paguajë klauzolën, Morata pranë rikthimit te Chelsea

Futboll

Atletico refuzon të paguajë klauzolën, Morata pranë rikthimit te Chelsea

Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:01
Alvaro Morata

Atletico Madrid mund të rikthejë sulmuesin spanjoll Alvaro Morata te Chelsea në merkaton e verës. Duket se klubi “colchoneros” nuk ka dëshirë të paguajë 15 milionë euro shtesë për sulmuesin spanjoll, që në janar erdhi në formë huazimi për 18 muaj nga Chelsea.

Në marrëveshjen mes dy klubeve shkruhet se Atletico duhet të paguajë 15 milionë euro në verën e këtij viti në rast se dëshiron të mbajë edhe 12 muajt e ardhshëm sulmuesin. Sipas “Daily Mail” trajneri Diego Simeone nuk është aspak i kënaqur me paraqitjen e Morata, ndaj mund ta kthejë mbrapsht në Londër.

Morata ka realizuar 6 gola në 16 ndeshje me Atletico që nga janari, por Simeone po mendon të sjellë të tjerë përforcime në merkaton e verës. Për Chelsea, rikthimi i Morata do të ishte një lajm i mirë, duke parë që merkato është ende e bllokuar nga FIFA.

Alvaro Morata erdhi te Chelsea në verën e vitit 2017 dhe në 72 ndeshje me fanellën e “blues” ai realizoi 24 gola. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri ai përfundoi shpesh në stol apo tribunë, ndaj në janar u transferua në formë huazimi tek Atletico Madrid, për 18 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat