Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit

Futboll

Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:34
Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit

Ndeshjet e javës së 32-të në IPKO Superligë do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme. Të mërkurën do të luhen katër ndeshje mjaft interesante, si në garën për titull, ashtu edhe në atë për t’iu shmangur barazhit, e ku pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit.

IPKO Superliga – Java e 32-të
E mërkurë, 15.05.2019 ora 16.00

Prishtina – Trepça ‘89
Llapi – Feronikeli
Drita – Flamurtari
Drenica – Ballkani

E enjte, 16.05.2019 ora 16.00
Gjilani – Liria
KEK-u – Ferizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat