Ky është kampioni i ri në Angli

Futboll

Ky është kampioni i ri në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2019 Në ora: 17:53
Ilustrim

Manchester City është kampion i ri i Anglisë. "Qytetarët" me pikët e plota që fituan në konak të Brightonit mbrojtën titullin e kampionit, kurse Liverpooli për një pikë iu rrëshqiti titulli. City shpërthen me lojë e me gola në ballafaqimin e fundit dhe e mposhtën me rezultat bindës 4:1 Brightonin, në ndeshjen e fundit përkatësisht të javës së 38-të.  

Trajneri i Cityt Pep Guardiola është sikurse në qiellin e shtatë me suksesin e madh!  Vendasit kaluan në epërsi përmes Murrayt në minutën e 27-të, por City nuk lejojë befasi dhe as që t'ua prishin festën në javën e fundit. Në minutën e 28-të, Aguero barazoi rezultatin 1:1, duke vazhduar me gola edhe Laporte (38'), Mahrez (63') e Gundogan (72'). Manchester City zuri vendin e parë me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli. Festë te City, kurse dëshpërim te Liverpooli ani se triumfoi me 2:0 ndaj Wolvesit sepse nuk arritën që të shpallen kampion.

Sadio Mane shënoi dy gola në minutën e 17-të dhe të 82-tën.
Arsenali mbetet jashtë zonës së Champions League, por që duhet të kërkojnë atë në finalen e Europa League e në duel me Chelsean. Arsenali triumfoi me rezultat 3:1 në fushë të Burnleyt. Golat i realizoi Aubameyang në minutën e 52-të e 63-të, Nketiah (90+5'), ndërsa Barnes (63’) shënon për vendasit. Mbrojtësi Shkodran Mustafi luajti standard, kurse Granit Xhaka qëndrojë në bankë. Arsenali përfundoi në vend të pestë me 70 pikë.
Manchester Utd pësoi si vendas me 2:0 nga Cardiffi. Manchester Utd nuk kishte motiv si vendas dhe mundet nga Cardiffi, megjithatë sigurojnë një vend në garat e Europa League. Mendez - Laing (23' e 54') shënon për Cardiffin. Manchester City, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenham sigurojnë biletën për në Champions League, kurse Arsenali dhe Manchester Utd në Europa League. Nga liga largohen Cardiff, Fulham dhe Huddersfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat