Xhaka e Ajeti e humbin derbin në Zvicër 

Futboll

Xhaka e Ajeti e humbin derbin në Zvicër 

Nga: K. Goca Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:20
Xhaka e Ajeti e humbin derbin në Zvicër 

Young Boys e mundi me 3:1 Baselin, në ndeshjen e javës së 33-të të elitës së futbollit zviceran. Nsame (62'), Ngamaleu (82' e 90+2') realizuan për kampionin e ri dhe Frei (4') për Baselin. Taulant Xhaka luajti i plotë, kurse Albian Ajeti nga minuta e 82-të. Young Boys udhëheq me 85 pikë, kurse Basel është në vend të dytë me 62 sosh. St. Gallen e mund me 2:1 Sionin. Shqiptari Pajtim Kasami asistoi kur shënoi Adryan në minutën e 48-të por nuk mjaftoi për një pikë për Sionin.  Pajtim Kasami luajti standard, por i zhgënjyer me humbje. Guillemenot (45+1') e Barnetta (80') shënuan për St. Gallenin.
Liga e Zvicrës
Young Boys-Basel    3:1
Luzern-Grasshoppers    u ndërpre
Thun-Lugano    1:0
Xamax-Zurich        1:2
St. Gallen-Sion    2:1
Tabela
1. Young Boys     33    27    4    2    85
2. Basel     33    17    11    5    62
3. Thun    33    11    10    12    43
4. St. Gallen    33    12    6    15    42
5. Lugano    33    9    14    10    41
6. Luzern    32    12    4    16    40
7. Zurich    33    10    10    13    40
8. Sion    33    10    7    16    37
9. Xamax    33    9    9    15    36
10. Grasshoppers    32    5    9    18    24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat