Salah flet pas ndeshjes, ja çfarë thotë për titullin e Premierligës

Futboll

Salah flet pas ndeshjes, ja çfarë thotë për titullin e Premierligës

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:21
Mo Salah

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Wolves me rezultatin 2-0, por kjo fitore nuk ka qenë e mjaftueshme që ‘Reds’ të kurorëzohen me titullin kampion të Premierligës.

Lojtarët e Manchester Cityt treguan dhëmbët në duelin ndaj Brighton, ku fituan me rezultatin 1-4, me ç’rast edhe fituan titullin e ligës angleze për herë të gjashtë në histori.

Megjithatë, Mo Salah nuk është shumë i zemëruar që skuadra e tij nuk ka arritur triumfin në këtë kompeticion.

Ai gjithashtu shpreson se vitin e ardhshëm – ata nuk do të gabojnë dhe do të fitojnë titullin.

“Ne kemi humbur një ndeshje gjatë gjithë sezonit, kemi dhënë gjithçka, kemi 97 pikë, do të luftojmë sezonin e ardhshëm për titulli”, tha shkurtimisht Salah pas ndeshjes me Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat