Sadriu standard, Shkëndija leksion Pobedës, barazojnë Renova dhe Shkupi

Futboll

Sadriu standard, Shkëndija leksion Pobedës, barazojnë Renova dhe Shkupi

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2019 Në ora: 19:01
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova, kampion i ri në Maqedoninë Veriore, nuk e kursyen Pobedën e Prilepit, duke i dhënë leksion në Koçan me rezultat 4:1, në ndeshjen e javës së 34-të.  Kuqezinjtë treguan lojë shumë të mirë dhe e mbushën rrjetën e rivalit. Mbrojtësi i kombëtares U-21 të Kosovës, Leard Sadriu, u paraqit standard,  tregoi paraqitje shumë të mirë në fitoren e thellë të kampionit. Shefit Shefiti shënon dy gola në minutën e 12-të dhe të 40-tën, ndërsa nga një Arbin Zejnullai (10’) e Jakup Berisha (57’), ndërsa për vendasit Efremov realizon në minutën e 17-të. Shkëndija udhëheq bindshëm me 76 pikë, kurse Pobeda është në fund me 23 sosh. Renova nga Xhepçishti si vendas barazon me rezultat 1:1 me Akademija Pandev. Emran Ramadani shënon në minutën e 40-të për Renovën dhe Daniel Millovanoviq (11') për mysafirët. Shkupi befasoi si vendas me rezultat 2:2 me Bellasicën e Strumicës. Ustabasi (7') e Bajrami (47') konkretizuan për Shkupin dhe Maslac (35') e Gorgiev (60') për Bellasicën. Shkupi është në vend të katërt me 44 pikë, ka një më shumë se Renova një pozitë më poshtë. 

Liga e Maqedonisë Veriore 
Pobeda-Shkëndija    1:4
Rabotniçki-Makedonija    2:0
Renova-A. Pandev    1:1
Shkupi-Bellasica    2:2
Sileksi-Vardari    1:0

Tabela
1. Shkëndija     34    23    7    4    76
2. Vardari    34    16    12    6    60
3. A. Pandev    34    17    6    11    57
4. Shkupi        34    12    8    14    44
5. Renova    34    11    10    13    43
6. Rabotniçki    34    12    7    15    43
7. Makedonija GP    34    10    11    13    41
8. Sileksi    34    10    11    13    41
9. Bellasica    34    9    11    14    38
10. Pobeda    34    6    5    23    23

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat