Kapiteni i Liverpoolit: Kemi dhënë gjithçka në fushë – por City kanë qenë fantastik këtë stinor!

Futboll

Kapiteni i Liverpoolit: Kemi dhënë gjithçka në fushë – por City kanë qenë fantastik këtë stinor!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:03
Jordan Henderson

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Wolves me rezultatin 2-0, por kjo fitore nuk ka qenë e mjaftueshme që ‘Reds’ të kurorëzohen me titullin kampion të Premierligës.

Lojtarët e Manchester Cityt treguan dhëmbët në duelin ndaj Brighton, ku fituan me rezultatin 1-4, me ç’rast edhe fituan titullin e ligës angleze për herë të gjashtë në histori.

Megjithatë, Jordan Henderson thekson se skuadra e tij, Liverpool ka dhënë gjithçka në fushë këtë sezon, por në fund titullin e ka fituar një ekip fantastik si City.

“Ne dhamë gjithçka, por nuk kemi asnjë keqardhje, kemi qenë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë sezonit”, tha fillimisht Henderson.

“Duhej të përqendroheshim në lojë, ne nuk luajtëm shumë mirë – mirëpo kemi kryer punën tonë dhe kjo është e gjitha ajo që ka rëndësi. Kemi humbur një ndeshje, njerëzit mund të flasin edhe për barazime, por kemi provuar gjithçka për të fituar ato lojëra. Ne dhamë gjithçka gjatë gjithë sezonit, City është një ekip fantastik dhe duhet t’i respektoni për atë se çfarë kanë bërë.”

“Sezonin e ardhshëm ne do të japim gjithçka për ta fituar Premierligën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat