“Çmenden” tifozët e Milanit, shiten 50 mijë bileta për ndeshjen ndaj Frosinones!

Futboll

“Çmenden” tifozët e Milanit, shiten 50 mijë bileta për ndeshjen ndaj Frosinones!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:55
Milan

Skuadra e Milanit po mundohet me të gjithë forcën që të arrijë të zë një vend në Ligën e Kampionëve.

Milan aktualisht ndodhet në pozitën e pestë, me tre pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt.

‘Pengesa’ e radhës për Milanin është Frosinone. Skuadra e Milanit do të përballet me Frosinonen të dielën e ardhshme – me ç’rast do të kërkojë tre pikët e radhës në Serie A.

Tifozët e Milanit me padurim po presin ndeshjen e ardhshme dhe tashmë kanë filluar të blejnë biletat, një javë para ballafaqimit.

Kjo gjithashtu do të jetë ndeshja e fundit e Milanit në San Siro për këtë edicion dhe sipas mediave italiane deri më tani janë shitur 50 mijë bileta.

Me shumë mundësi stadiumi ‘San Siro’ do të jetë i stërmbushur kur këto skuadra do të ballafaqohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat