Roma arrin fitore të madhe ndaj Juventusit

Futboll

Roma arrin fitore të madhe ndaj Juventusit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:30
Roma

Roma ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit me rezultat 2-0.

Kjo fitore i jep edhe më shumë shpresë ‘romakëve’ për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënoi fillimisht Cristiano Ronaldo, gol që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Roma më pas Florenzi (79’) dhe Dzeko (90’) shënuan për fitoren e ekipit të Ranierit.

Juve tubon 89 pikë në vendin e parë, ndërsa Roma me 62 pikë pozicionohet në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat