Eden Hazard më në fund e konfirmon se e ka marrë vendimin për të ardhmen

Futboll

Eden Hazard më në fund e konfirmon se e ka marrë vendimin për të ardhmen

Më: 12 maj 2019 Në ora: 23:52
Eden Hazardi

Është përfolur shumë për të ardhmen e Eden Hazardit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Superylli i Chelseat është shpallur top asistuesi i sezonit në Premier League, pasi kontriboi me plot 15 asiste, duke ndihmuar “Të Kaltërit” të sigurojnë vendin e tretë në kampionat.

Sidoqoftë, tani belgu është hapur edhe rreth të ardhmes ku ka konfirmuar se ka marrë vendimin.

“E kam marrë vendimin. Ende po pres siç po prisni ju, siç po presin fansat,” tha ai.

I pyetur nëse dëshiron që e ardhmja e tij të qartësohet sa më shpejt, ai ka shtuar: “Po, e dëshiroja këtë, por nuk ndodhi.

“I kam thënë klubit disa javë më parë. Kemi një finale për ta luajtur dhe pastaj do të shohim.

“E kam marrë vendimin, por nuk varet vetëm nga unë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat