Salah vjen me postimin më epik pasi fitoi ‘Këpucën e Artë’

Futboll

Salah vjen me postimin më epik pasi fitoi ‘Këpucën e Artë’

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:31
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah fitoi dje çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier Ligë.

Egjiptiani u desht ta ndaj çmimin me bashkëlojtarin e tij Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang pasi treshja shënuan 22 gola secili.

Salah nuk e gjeti rrjetën në ndeshjen e fundit ndaj Watford, ndërsa konkurrentët e tij shënuan dy gola.

Por ai po e shijon fitimin e ‘Këpucës së Artë’. Kjo konfirmohet me anë të një postimi në Twitterin e tij personal.

‘’Po, e di që e kemi një në shtëpi. Kjo është e re’’, shkroi Salah në foton ku shihet bashkë me vajzën e tij.

Image

Ndryshe, 26-vjeçari fitoi edhe edicionin e kaluar top-golashënuesin më të mirë në kampionatin elitar anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat