Tjetër mungesë për Barcës në finalen e Kupës së Mbretit

Futboll

Tjetër mungesë për Barcës në finalen e Kupës së Mbretit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:54
Barcelona

Pas Luis Suarez, Barcelona ka marrë edhe një lajm të keq nga infermieria.

Philippe Coutinho është në dyshim të madh për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Getafes.

Gjigantët katalanas tashmë kanë fituar La Liga-në, por do tentojnë edhe një trofe të dytë më 25 maj.

Sulmuesi uruguaian me shumë gjasa nuk do paraqitet, ashtu siç do ndodh me Ousmane Dembele dhe tani Coutinho do duhet të luftojë që të rikuperohet në kohë.

‘’Teste në Coutinhon ka zbuluar se ai ka një problem në kofshën e majtë. Ai do të jetë jashtë fushave për 10 ditë’’, njoftoi klubi në faqen zyrtare.

Braziliani ka pasur një kohë të vështirë që kur ka arritur në ‘Camp Nou’, si transferi më i shtrenjtë në historinë e Barcës dhe largimi i tij në verë mbetet mundësi e hapur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat