Zidane tregon pse e la në shtëpi Balen

Futboll

Zidane tregon pse e la në shtëpi Balen

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:55
Gareth Bale

Zinedine Zidane ka deklaruar se është shumë e qartë pse Gareth Bale nuk udhëtoi me skuadrën për ndeshjen ndaj Sociedad.

Uellsiani nuk u përfshi në udhëtimin e skuadrës së Realit në stadiumin ‘Anoeta’, me ndeshjen që përfundoi 3-1 në favorin e vendasve.

Trajneri francez refuzoi të jepte komente për deklaratat e agjentit të Bale, i cili tha se largimi i klientit të tij do bëhej vetëm për ndonjë ofertë shumë të lartë.

Megjithatë, Zidane ka thënë se Bale ishte i gatshëm për ndeshjen e djeshme dhe largimi i tij duke i pashmangshëm.

‘’Po’’, ishte përgjigja e teknikut të Realit kur u pyet se ai ishte i gatshëm Bale të luante ndaj Sociedad.

‘’Nuk e di nëse ai do luaj ndaj Betis. Do ta shohim javën tjetër’’.

‘’Është shumë e qartë ajo çfarë kam bërë këtë fundjavë. Tani kemi një ndeshje tjetër dhe më pas do të shohim. Por ka përfunduar’’, citoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat